Propozimi i të rinjve nr. 8 për Komunën e Kumanovës

Zhvillimi i kapacitetit industrial

 

Problemi:

Aktualisht në qytet ka nevojë për strategji të azhurnuara lokale për zhvillimin e zonave industriale dhe hartimin e industrive që korrespondojnë me profesionet e shkollave të mesme në komunë.
 

Propozim:

Zgjidhjet e propozuara për të rinjtë janë:
– Autoritetet lokale të përditësojnë strategjitë e tyre sipas nevojave aktuale për lloje të caktuara të objekteve industriale;
– Të marrin në konsideratë atë që është në fuqinë e tyre për të hartuar dhe tërhequr sa më shumë objekte industriale, të cilat do të kujdeseshin për të punuar në aktivitetet që korrespondojnë me stafin e krijuar nga shkollat e mesme profesionale;

Qëllimi është që të rinjtë nga shkollat e mesme profesionale të kenë hapësirë ku mund të shkojnë në klasa praktike gjatë shkollimit dhe të njihen me metodat e reja të punës në fushën e tyre, dhe pasi të kenë përfunduar arsimin e tyre të kenë hapësirë për t’u punësuar sipas profesionit për të cilin kanë fituar kompetenca.