Propozimi i të rinjve nr.6 për Komunën e Tearcës

Transport Tetovë – Tearcë

 

Problemi:

Aktualisht, të rinjtë dhe fshatarët nuk kanë transport të organizuar për në Tetovë. Çdo fshat ka transportin e tij të organizuar, por nuk ka një sistem të qartë ose të përbashkët. Prandaj, për të udhëtuar nga Tearcë në Tetovë mund të prisni deri në një orë, për shkak të së cilës të rinjtë ecin në rrugën kryesore, duke pritur që një furgon apo autobus të kalojë nga një fshat apo komunë tjetër. Furgonët shpesh janë të mbingarkuar me pasagjerë, dhe në kohë pandemie kjo rrezikon shëndetin publik.
 

Propozim:

Organizimi i transportit për të rinjtë nga Tearcë në Tetovë, me një orar dhe stacione të përcaktuara saktësisht. Zgjidhja e këtij problemi do t’i ndihmojë të rinjtë të mbërrijnë në qytet në kohë, të planifikojnë kohën e tyre dhe të zvogëlojnë pasigurinë e pritjes dhe transportit.