Propozimi i të rinjve nr.3 për Komunën e Tetovës
Transport publik falas për të rinjtë
Problemi:
Edhe pse Tetova ka disa muaj transport publik nëpër qytet, të rinjtë dhe studentët duhet të paguajnë 2600 denarë për një bilet vjetor. Kjo shumë është shumë e lartë, veçanërisht për të rinjtë që janë pa të ardhura dhe në procesin arsimor.
Propozim:
Prezantimi i transportit publik falas për të rinjtë në Tetovë. Kjo do të rrisë përdorimin e transportit publik dhe do të zvogëlojë përdorimin e automjeteve. Për të krijuar një qytet evropian që ofron mundësi për të rinjtë, ata duhet të marrin përfitime, dhe institucionet duhet të investojnë sa më shumë që të jetë e mundur.
Transporti falas do të përmirësojë shumë cilësinë e jetës së të rinjve në Tetovë, duke inkurajuar në të njëjtën kohë përdorimin e transportit publik.