Propozimi i të rinjve nr.6 për Komunën e Tetovës
Stadiumi i qytetit sipas standardeve të UEFA-së
Problemi:
Të rinjtë në Tetovë duan të kenë një stadium në qytetin e tyre sipas standardeve të UEFA-së, ku do të mund të shikojnë ndeshje pa udhëtuar në Shkup për të parë ekipin e tyre.
Propozim:
Renovimi i stadiumit ekzistues në Tetovë sipas standardeve të UEFA-së. Kjo mund të bëhet në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, FFM dhe kompanitë më të mëdha vendore që do të investojnë në rinovimin e stadiumit. Kjo do të krijonte një kulturë evropiane për ndjekjen e ndeshjeve të futbollit, ngjarjeve sportive dhe kushte të denja stërvitore për atletët vendas.