Propozimi i të rinjve nr.4 për Komunën e Tetovës
Siguri më e madhe për gratë
Problemi:
Të rinjtë në fokus grupet theksuan se ata mendojnë se nuk ka vetëdije të mjaftueshme për barazinë gjinore. Një problem i veçantë që theksohet është se shumë gra në qytet nuk ndihen të sigurta kur janë të vetme në rrugë, për shkak të britmave dhe ngacmimeve seksuale.
Propozim:
Komuna e Tetovës në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile duhet krijuar një plan strategjik për ndërgjegjësimin e qytetarëve për barazinë gjinore dhe për të punuar në krijimin e një qyteti të sigurt ku të gjithë mund të lëvizin lirshëm pa qenë viktima të ngacmimit seksual.