Propozimi i të rinjve nr.2 për Komunën e Tetovës
Salla e leximit e qytetit në një qytet me dy universitete
Problemi:
Mungesa e sallës së leximit është një problem i madh që prek të rinjtë, të cilët nuk kanë mundësi dhe hapësirë për mësim, lexim dhe punë akademike në qytetin e tyre. Tetova është një qytet me dy universitete, në të cilin studentët dhe gjimnazistët nuk kanë hapësirë ku mund të studiojnë.
Propozim:
Hapja e një salle leximi të qytetit në Tetovë. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke shënuar ndërtesat jashtë qytetit që nuk janë në përdorim dhe duke i shndërruar ato në dhomë leximi të qytetit që do t’u japë mundësi të rinjve të lexojnë dhe të mësojnë. Ky propozim dhe zgjidhje do të përmirësonte mundësitë për arsimimin e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.