RRETH „MË DËGJO!“

Më dëgjo!” është një fushatë informacioni për të rritur ndërgjegjësimin tek të rinjtë për problemet dhe përparësitë që ata kanë në nivelin lokal, në pritje të zgjedhjeve lokale për vitin 2021. Fushata zbatohet nga Fondacioni Westminster për demokraci (WFD) në partneritet me Fondacionin për zhvillim të bashkësisë lokale – Shtip (FZhBL – Shtip), Qendrën për edukim dhe zhvillim – CED Tearcë dhe Qendrën për dialog ndërkulturor – Kumanovë (QDN – Kumanovë).
“Më dëgjo!” synon t’i gjejë dhe promovojë nevojat e të rinjve nga gjashtë komuna: Karbincë, Kumanovë, Likovë, Tearcë, Tetovë dhe Shtip. Përmes kësaj faqe në internet, të rinjtë mund të votojnë për prioritetet në secilën prej këtyre komunave. Votimi për idetë e të rinjve duhet t’i sjellë idetë dhe propozimet e të rinjve më pranë kandidatëve për kryetarë komunash në këto komuna. Rekomandimet nga të rinjtë do t’u paraqiten kryetarëve dhe këshilltarëve të zgjedhur për të dhënë një ide dhe implus për të punuar për përmirësimin e vetëqeverisjes vendore sipas nevojave të të rinjve.

Qëllimi i fushatës është të motivojë dhe informojë të rinjtë që të njohin zgjedhjet si një mënyrë për pjesëmarrje demokratike dhe t’i inkurajojë ata të avokojnë për prioritetet e tyre, si dhe të rrisin ndërgjegjësimin e kandidatëve për kryetarë bashkie për nevojat e të rinjve në këto qeverisje vendore.

Fushata është pjesë e projektit të Nismës për demokraci në Ballkanin Perëndimor të zbatuar nga WFD me mbështetjen e Qeverisë Britanike.