Propozimi i të rinjve nr.5 për Komunën e Tearcës

Radio online për të rinjtë

 

Problemi:

Në komunën e Tearcës nuk ka radio apo medium ku do të dëgjohej zëri dhe interesat e të rinjve.
 

Propozim:

Hapja e një internet (online) radio të të rinjve si një medium rinor në komunë. Kjo radio do të promovonte nevojat e të rinjve, do të krijonte një hapësirë mediatike për interesat, arsimin dhe argëtimin e tyre. Një medium i tillë do të siguronte hapësirë për diskutim dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi temat që prekin të rinjtë. “Angazhimi në një medium të tillë do t’i ndihmonte të rinjtë të zhvillojnë aftësi të reja, të bashkëpunojnë dhe të krijojnë përmbajtje.”