Propozimi i të rinjve nr. 3 për Komunën e Likovës

Qendrat rinore

 

Problemi:

Nuk ka qendra rinore në komunën e Likovës ku të rinjtë mund të ndajnë ide të ndryshme, të punojnë në nisma dhe projekte të ndryshme dhe të rrjetëzohen dhe të shoqërohen. Qendra e vetme rinore është në Kumanovë, por të rinjtë kanë nevojë për aktivitete në zonën e afërt.

Propozim:

Rishpërndarja e hapësirave ekzistuese në të gjithë komunën në qendra rinore. Ato duhet të pajisen sipas nevojave për aktivitetet që do të zhvillohen në to (punëtori, trajnime, ngjarje). Qendrat rinore të jenë në afërsi të të rinjve dhe në vendbanime dhe vende të ndryshme. Me këto qendra, të rinjtë do të kenë një hapësirë ku mund të marrin pjesë në mënyrë proaktive në komunitet duke zhvilluar idetë, projektet, nismat e tyre dhe të ngjashme.

Me këto qendra, të rinjtë do të kenë një hapësirë të sigurt ku mund të shoqërohen dhe të krijojnë rrjete. Hapja e qendrave rinore është obligim i çdo vetëqeverisjeje lokale në përputhje me Ligjin për pjesëmarrjen e rinisë dhe politikat rinore.