Propozimi i të rinjve nr.6 për Komunën e Karbincës

Qendra rinore në Karbincë

 

Problemi:

Në Komunën e Karbincës për momentin nuk ka hapësirë adekuate ku do të zbatohet mbështetje e çfarëdo lloji për rritjen dhe zhvillimin personal të të rinjve dhe përfshirjen e tyre në komunitet me shërbime vullnetare të organizuara nga vetë të rinjtë.
 

Propozim:

Qendra të tilla duhet të ekzistojnë në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale, dhe ato janë të detyruara të sigurojnë kushte cilësore për të paktën një qendër rinore në territorin e saj. Një nga ambientet e komuniteteve lokale në Tarincë, Karbincë ose Radanje mund të përdoret për qendrën. Krijimi i një qendre të tillë rinore nënkupton sigurimin e burimeve minimale financiare për funksionimin e saj nga njësia e vetëqeverisjes lokale.

Të rinjtë do të jenë në gjendje të vijnë në qendër, të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme programore ose të krijojnë aktivitetet e tyre. Atje ata do të jenë në gjendje të vetëorganizohen, të shoqërohen dhe të përdorin burimet në dispozicion. Në atë mënyrë, ata do të zgjerojnë rrethin e tyre shoqëror, do të fitojnë aftësi organizative dhe do të frymëzohen nga njëri-tjetri.