Propozimi i të rinjve nr.1 për Komunën e Tetovës

Qendër rinore për rini aktive

 

Problemi:

Të rinjtë në Komunën e Tetovës, edhe pse jetojnë në një qytet të madh, nuk kanë qendra rinore. Aktivistët dhe vullnetarët e rinj nuk kanë hapësirë për t’u takuar për të planifikuar aktivitete, ide dhe projekte. Të rinjtë demotivohen kur nuk shohin mundësi në qytetin e tyre, dhe kafenetë mbeten hapësira e vetme për angazhim dhe kreativitet.
 

Propozim:

Zgjidhja e vetme për këtë problem është hapja e qendrave rinore që do t’u ofrojnë mundësi të ndryshme të rinjve për të përmirësuar aftësitë, njohuritë, angazhimin dhe arsimimin e të rinjve. Qendrat rinore mund të jenë gjithashtu një hapësirë për ndërtimin e aftësive të punës për të rinjtë.
Qendrat rinore krijojnë kushte për të rinjtë më aktivë të cilët janë të vetëdijshëm për proceset në shoqëri dhe që do të marrin pjesë në vendimmarrje. Shtëpia e kulturës në Tetovë është një lokacion i mundshëm ku mund të hapet një qendër rinore. Hapja e një qendre rinore është një obligim i vetëqeverisjeve vendore sipas Ligjit për pjesëmarrjen e rinisë dhe politikat rinore.