Propozimi i të rinjve nr. 2 për Komunën e Likovës

Parqe të gjelbra stërvitore

 

Problemi:

Në komunën e Likovës nuk ka parqe për “stërvitje në rrugë” ose parqe me terrene sportive.
Është e rëndësishme që të rinjtë të kenë parqe ku mund të argëtohen, një nevojë veçanërisht e dukshme gjatë KOVID 19.

Propozim:

Krijimi dhe ndërtimi i parqeve për stërvitje në rrugë dhe parqeve me terrene sportive në pjesë të ndryshme të Komunës së Likovës. Me më shumë parqe do të ketë kushte më të mira për rekreacion dhe një mjedis më të mirë për kalimin e kohës së lirë. “Parqe të tilla do të kontribuonin në një jetë më të shëndetshme për të rinjtë dhe shoqërizim më të madh, dhe do të kursenin koston e vizitës së qendrave të fitnesit dhe udhëtimit në qytet për rekreacion.