Propozimi i të rinjve nr. 5 për Komunën e Kumanovës

Parqe të gjelbëra rekreacionale “street work out”

 

Problemi:

Mungesa e parqeve të mjaftueshme dhe zonave të gjelbra, si dhe parqeve për stërvitje në rrugë (Street work out) në pjesë të ndryshme të Komunës së Kumanovës.

Është e rëndësishme që të rinjtë të kenë parqe ku mund të argëtohen, një nevojë që u bë edhe më e dukshme gjatë pandemisë.

Një park qendror nuk është i mjaftueshëm për të rinjtë, dhe nuk është njësoj i arritshëm për të gjithë, dhe për shkak të interesit të madh, shpesh është i mbushur me njerëz dhe nuk mund të stërvitni.

Propozim:

Të rinjtë ofruan disa zgjidhje, duke përfshirë edhe:
– Sigurimin e sipërfaqeve të gjelbra (parqeve) në pjesë të ndryshme të komunës;
– Promovim të një parku stërvitor në rrugë ose parqesh me terrene sportive në pjesë të ndryshme të komunës;

Me më shumë parqe do të ketë kushte më të mira për rekreacion dhe një mjedis më të bukur. “Parqet do të kontribuonin në një jetë më të shëndetshme për të rinjtë dhe shoqërim më të madh, por edhe një vend për stërvitje falas pa shpenzime për qendra të fitnesit.”