Propozimi i të rinjve nr.7 për Komunën e Shtipit

Park dhe shesh lojërash në lagjen “Suitllak”

 

Problemi:

Si një nga problemet e të rinjve në Komunën e Shtipit është mungesa e përmbajtjeve të mjaftueshme për rekreacion, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Të rinjtë janë mjaft të kufizuar në zgjedhjen e sporteve dhe aktiviteteve fizike që do të donin të praktikonin, dhe zgjedhja bie në futboll ose basketboll.

Propozim:

Ky lloj parku dhe kënd lojërash do të ofrojë mundësi të ndryshme dhe do të bëhet pjesë e jetës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Shtipit. Parku mund të ketë më shumë objekte, të ndryshme nga të tjerët, park patina, fushë volejbolli, zonë parkour, shteg adrenaline, zonë për skuosh, etj., dhe në të njëjtën kohë një vend për shëtitje për kafshët shtëpiake. Donacionet nga qytetarët dhe sektori i biznesit mund të jenë të dobishëm në arritjen e këtij qëllimi i cili do të jetë me rëndësi të madhe për të gjithë.

Jeta moderne po i largon gjithnjë e më shumë të rinjtë nga jeta shoqërore dhe aktiviteti fizik. Një park i tillë dhe terrene lojrash do të mundësojnë që të rinjtë jenë në gjendje të përdorin kohën e lirë në një mënyrë të shëndetshme dhe rekreative. Një vend i mundshëm për një park të tillë është lagja Suitllak.