Propozimi i të rinjve nr. 4 për Komunën e Likovës
Objektet dhe aktivitetet kulturore
Problemi:
Mungesa e mundësive të mjaftueshme për zhvillimin e jetës kulturore të të rinjve në Komunën e Likovës. Nuk ka kinema në komunë, nuk ka teatër dhe mundësitë për jetën kulturore dhe argëtuese janë të kufizuara.
Propozim:
Është e nevojshme të rinovohen ndërtesat ekzistuese dhe të mundësohet përdorimi i tyre në hapësira kulturore multifunsionale ku do të ketë shfaqje kinemaje, koncerte, shfaqje teatri, ekspozita dhe ngjarje të tjera. Të sigurohet një program dhe përmbajtje kulturore për të rinjtë, dhe të mbështesë shprehjen dhe zhvillimin krijues të artistëve të rinj.