Propozimi i të rinjve nr.5 për Komunën e Karbincës

Ndërtimi i një shtegu për këmbësorë/rekreativ Tarincë – Karbincë

 

Problemi:

Në këtë zonë, të rinjtë përballen me mungesën e hapësirës për aktivitete fizike të çdo lloji. Me ndërtimin e një shtegu këmbësoro -rekreativ, fëmijëve dhe të rinjve nga ai rajon do t’u mundësohet të fitojnë zakone më të shëndetshme, në mënyrë që ata ta përdorin atë për qëllime rekreative – ecje të sigurt nga Tarincë në Karbincë dhe anasjelltas, ecje, vrapim, etj.
 

Propozim:

Komuna të ndajë një pjesë të fondeve të buxhetit për ndërtimin e rrugës për këmbësoro – rekreativ Tarincë – Karbincë. Ndërtimi i shtegut do të sigurojë një lidhje të qetë dhe të sigurt midis dy vendbanimeve. Do të ofrojë mundësi të reja për rekreacion, komunikim dhe sporte rekreative. Zbatimi i kësaj nisme do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës, veçanërisht këmbësorëve. Shtegu do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të Komunës së Karbincës dhe fshatit Tarincë.