Propozimi i të rinjve nr. 1 për Komunën e Kumanovës

Mjedis të pastër – Ndërgjegjësim ekologjik

 

Problemi:

Problemi që duhet zgjidhur është ndotja në nivel të të gjithë komunës, ekzistenca e plehrave në pothuajse të gjitha hapësirat publike si dhe ekzistenca e deponive të paligjshme. Përveç mungesës së shportave të mjaftueshme ku mund të hidhen mbeturinat, është zbuluar një problem në ndërgjegjësimin e popullatës që edhe në vendet ku ka kosha plehrash, ata hedhin mbeturina në hapësirat publike. Të rinjtë mendojnë se kjo situatë reflekton mjaft në cilësinë e jetës së tyre dhe përhapjen e infeksioneve. Të rinjtë theksuan se kanë turp kur dikush nga një vend tjetër vjen tek ata në komunë për shkak të kësaj.
 

Propozim:

Të rinjtë sugjerojnë:
– Vendosja e më shumë koshave të mbeturinave në vendbanimet jashtë zonës qendrore të qytetit;
– Rritja e mbikëqyrjes në qytet dhe zbulimi i ndotësve në mënyrë që të parandalohet ndotja e mëtejshme e zonave publike;
– Të rritet dënimi i ndotësve;
– Të sigurohet një program arsimor për brezat e rinj për të ruajtur mjedisin dhe për të rritur ndërgjegjësimin e tyre dhe për të punuar në parandalimin e ndotjes së mëtejshme;

Kjo çështje është me interes për të rinjtë që zbulojnë se një mjedis i pastër është një nga prioritetet për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.