Propozimi i të rinjve nr. 4 për Komunën e Kumanovës

Më shumë qendra rinore

 

Problemi:

Nuk ka mjaft qendra rinore në komunë ku të rinjtë mund të ndajnë ide të ndryshme, të punojnë në nisma dhe projekte të ndryshme dhe të rrjetëzohen dhe të shoqërohen.
Edhe pse ekziston një qendër rinore në Kumanovë, duke pasur parasysh madhësinë e komunës, është e dëshirueshme dhe e nevojshme që të ketë disa qendra më të vogla në vendbanimet dhe pjesët e ndryshme të qytetit.
 

Propozim:

Përshtatja e hapësirave ekzistuese, veçanërisht atyre që nuk përdoren, në vendbanime të ndryshme dhe pjesë të komunave në qendrat rinore. Ato duhet të pajisen sipas nevojave për aktivitetet që do të zhvillohen në to. “Duke hapur më shumë qendra rinore, të rinjtë në afërsi të lagjeve dhe vendbanimeve të tyre do të kenë hapësirë për arsim dhe zhvillim, ku ata mund të marrin pjesë në mënyrë aktive në komunitet duke zhvilluar idetë, projektet, nismat e tyre dhe të ngjashme.”