Propozimi i të rinjve nr. 1 për Komunën e Likovës

Më shumë linja autobusi dhe itinerare

 

Problemi:

Për të rinjtë nga Likova, për momentin nuk ka një numër të mjaftueshëm të linjave të autobusëve për transport lokal, si dhe informacion mbi orarin dhe cilin autobus ku kalon. Të prekur janë nxënësit e shkollave të mesme të cilët ndonjëherë duhet të mungojnë nga orët për të arritur në transportin e tyre të fundit për në shtëpi, si dhe të rinj të tjerë për të cilët nuk ka linja jashtë transportit shkollor. Nuk ka itinerare, relacione dhe destinacione në stacionet e autobusit..

Propozim:

Të futen më shumë linja për transportin lokal, veçanërisht në itinerarin Likovë – Kumanovë. Oraret dhe drejtimet e autobusëve duhet të vendosen në ndalesa. Vetëm në këtë mënyrë të rinjtë do të kenë transport të mirë publik, nuk do të përdorin taksi, nuk do të bëjnë shpenzime shtesë dhe do të presin në pasiguri. Transporti publik duhet të jetë i shpeshtë, i organizuar dhe qartë i dukshëm për të gjithë ata që e përdorin.