Propozimi i të rinjve nr. 3 për Komunën e Kumanovës

Më shumë kulturë

 

Problemi:

Mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme për zhvillimin e jetës kulturore të të rinjve në Komunën e Kumanovës. Komuna nuk ka një kinema funksionale, teatri duhet të rindërtohet, dhe situata aktuale ka ndikuar në jetën kulturore të të rinjve. Ky problem prek edhe artistët e rinj dhe mundësitë dhe hapësirat për krijim.

Propozim:

Për të zgjidhur këtë problem, të rinjtë ofruan zgjidhjet e mëposhtme të propozuara:
– Rindërtimi/përshtatja dhe modernizimi i ndërtesave ekzistuese;
– Rritja e numrit të përmbajtjeve në institucionet kulturore – program;
– Të krijohet një mekanizëm për ruajtjen e kushteve të mira dhe programit cilësor në këto institucione kulturore;

Zbatimi i këtyre ideve të propozuara do të përmirësojë jetën kulturore të të rinjve dhe qytetarëve, dhe artistët e rinj do të kenë një hapësirë të përshtatshme moderne ku ata mund të shfaqin talentet dhe krijimtarinë e tyre.