Propozimi i të rinjve nr. 6 për Komunën e Kumanovës

Infrastrukturë me akses për persona me aftësi të kufizuara

 

Problemi:

Njerëzit me aftësi të kufizuara nuk mund të lëvizin në mënyrë të pavarur në rrugë dhe ndërtesa në qytet. Ekziston nevoja për të përshtatur infrastrukturën rrugore ekzistuese dhe të për ndërtuar rrugë të reja për të qenë të arritshme për personat me aftësi të kufizuara, nevojë për të ndërtuar rrugë të reja në lagje jashtë zonës qendrore të qytetit me trotuare funksionale dhe sinjalistikë rrugësh.
Ndërtesat ekzistuese dhe ndërtesat publike duhet të përshtaten që të jenë të arritshme për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Rindërtimi i disa shkollave dhe ndërtimi i palestrave të reja është gjithashtu një problem.

Propozim:

Idetë e mëposhtme jepen si zgjidhje të propozuara për problemin e infrastrukturës:
– Përshtatja e infrastrukturës rrugore ekzistuese dhe të sapondërtuar në mënyrë që ajo të jetë e arritshme për personat me aftësi të kufizuara;
– Ndërtimi i rrugëve të reja në vendbanimet jashtë zonës qendrore të qytetit me trotuare funksionale dhe sinjalizim të rrugëve;
– Përshtatja e ndërtesave ekzistuese që të jenë të arritshme për personat me aftësi të kufizuara përmes ndërtimit të ashensorëve të jashtëm (veçanërisht ndërtesave shumëkatëshe);
– Rindërtimi i një pjese të shkollave dhe ndërtimi i palestrave të reja;

Përmes zgjidhjeve të propozuara, infrastruktura rrugore do të ishte e arritshme dhe e sigurt për të gjithë banorët.
“Me rindërtimin e shkollave, nxënësit do të kishin kushte më të mira mësimi, dhe me ndërtimin e palestrave, ata do të kishin më shumë hapësirë për sport dhe rekreacion.”