IDETË E TË RINJVE

Idetë e të rinjve në këtë faqe interneti vijnë drejtpërdrejt nga të rinjtë. Idetë për të cilat u votua publikisht në këtë faqe interneti janë sugjerime të marra nga të rinjtë nga secila prej komunave, se si ata duan të duket ambienti i tyre dhe çfarë kushte duan të kenë.

Të gjithë ata që votuan në këtë faqe interneti morën pjesë në përzgjedhjen e prioriteteve për secilën komunë që do t’u dorëzohen kandidatëve për kryetarë dhe kryetarëve të zgjedhur të ardhshëm dhe anëtarëve të këshillave të vetëqeverisjeve lokale.

Në këtë mënyrë duam t’i inkurajojmë vendimmarrësit që të informohen dhe të punojnë mbi politika në interes të të rinjve, por edhe t’i përfshijnë ata në vendimmarrje në të ardhmen.

Idetë u morën nga vetë të rinjtë – përmes fokus grupeve, konsultimeve dhe pyetësorëve të kryer nga partnerët e projektit (CED Tearce, QDN – Kumanovë, FZhBL – Shtip) në komunat: Karbnicë, Kumanovë, Likovë, Tearcë, Tetovë dhe Shtip.