Propozimi i të rinjve nr.5 për Komunën e Tetovës

Fusha sportive shumëfunksionale

 

Problemi:

Të rinjtë në Tetovë nuk kanë hapësirë të mjaftueshme dhe terrene sportive për rekreacion. Sporti duhet të jetë një nga format më të zakonshme të rekreaconit për të rinjtë, veçanërisht në epokën e sotme digjitale. Qyteti ka nevojë për terrene sportive shumëfunksionale.
 

Propozim:

Transformimi dhe zgjerimi i fushave ekzistuese të futbollit të shkollave të mesme në fusha shumëfunksionale ku mund të luhen futboll, basketboll, volejboll dhe sporte të tjera.

Fushat shumëfunksionale në Tetovë do të ofrojnë më shumë kushte që sportistët e rinj të promovohen, dhe të rinjtë e tjerë (dhe të rriturit) të bëjnë rekreacion dhe të bëjnë një jetë aktive të shëndetshme dhe të mbushin kohën e tyre të lirë me cilësi.