Propozimi i të rinjve nr. 1 për Komunën e Tearcës

Biblioteka komunale në Tearcë

 

Problemi:

Rajoni i komunës së Tearcës, edhe pse ka rreth 24.000 banorë, nuk ka bibliotekën e vet. Për shkak të kësaj, të rinjtë që duan të lexojnë dhe të kenë qasje në literaturë duhet të udhëtojnë në Tetovë.
 

Propozim:

Hapja e një biblioteke në territorin e komunës së Tearcës e cila do të zgjidhte një problem të madh të të rinjve nga rajoni. Me një bibliotekë komunale, të rinjtë do të jenë në gjendje të marrin me qira libra në një mënyrë të lirë dhe të qëndrueshme dhe do të kenë hapësirë për lexim dhe mësim. Hapja e bibliotekës pasuron mundësitë për arsimim, përmirësim dhe përmbushje cilësore të kohës së të rinjve.